Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e 28-të nga koronavirusi në vend


Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i prekur nga koronavirusi, duke shënuar kështu viktimën e 28 të kësaj pandemie në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin përmes një njoftimi për mediat, ku thotë se 60-vjeçari me inicialet R.K nga Tirana, ishte i shtruar në reanimacion prej dy javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).

Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.

Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID– thuhet në njoftim.

Kujtojmë se deri dje, numri i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 712, pas 7015 testeve të kryera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *