Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet opozitës me videon ironizuese: Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij


Pas akuzave të shumta lidhur me tenderat sekretë, kryeministri Edi Rama ka një përgjigje për opozitën.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook me titullin “MIRËMËNGJES nga unë, Luli dhe shokët e tij”, Rama thotë se nuk ka snjë tender sekret dhe as kontrata sekrete.

 “Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike”, thotë Rama.

Pasi jep një më një akuzat e opozitës lidhur me blerjen e maskave, apo çmimet për tenderat e tjerë, Rama shfaqet i habitur: “Çfarë, pu pu”

Në videon ironike, Rama thotë se qeveria bleu veshje mbrojtëse që quhen Tyvek, me një çmim 14.6 euro për të mbrojtur mjekët dhe infermierët në të gjithë Shqipërinë.

Qeveria bleu mbrojtëse për sytë me çmim 4.4 euro/ copa, për të cilat PD pretendon për 6 euro.

Ai thotë se referenca doganore për kitin TR-PCR COVID-19, i përbërë nga një sërë kitesh për ekstraktim automatik kalibrues diagnostikues është 6.100 lekë/ kiti jo 21 mijë lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *