Vendosni fjalën kyçe....

“Forbes” shkruan se Kanye West është zyrtarisht miliarder, por reperi ka një pakënaqësi


Kanye West është bërë më në fund miliarder sipas revistës Forbes. Në një shkrim, revista shkruan se reperi ka arritur të grumbullojë për herë të parë një vlerë neto prej 1.3 miliardë dollarësh.

Forbes shkruan se 42- vjeçari, fillimisht u la jashtë listës vjetore të miliarderëve të bërë publike këtë muaj, sepse West nuk kishte qenë në gjendje të sigurojë informacione të azhurnuara në lidhje me vlerën e tij neto.

Por lënia e tij jashtë listës së miliarderëve e la të irrituar reperin, i cili e akuzoi revistën Forbes se e kishte bërë këtë me qëllim.

E tani përsëri e akuzon revistën se po i ul vlerën me jo pak por me 2 miliardë dollarë.

“Nuk është një miliard. Është 3.3 miliardë dollarë, pasi askush në Forbes nuk di të llogarisë.”– pretendon revista se i ka shkruar reperi amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *