Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me SHBA-në, lirohen edhe 250 talebanë nga burgu


Si rezultat i marrëveshjes së arritur mes SHBA-ve dhe talebanëve janë liruar edhe 250 anëtarë talebanë të burgosur, të cilët mbaheshin në burgjet e Afganistanit.

Zëdhënësi i Këshillit afgan për siguri kombëtare, Javid Faisal në një deklaratë për media tha se me lirimin e 250 talebanëve të tjerë si rezultat i marrëveshjes mes SHBA-ve dhe talebanëve ka arritur në 550 numri i të liruarve.

Faisal vuri në dukje se militantët, emrat e të cilëve ndodhen në listat që talebanët i kanë paraqitur atyre për shkëmbimin e të burgosurve, u lanë të lirë me radhë në bazë të moshës, statusit shëndetësor dhe krimeve, raporton agjencia e lajmeve AA.

Militantët kaluan përmes sistemit të identifikimit dhe prej tyre është marrë premtimi se nuk do të luftojnë më përsëri njoftoi më tej Faisal.

Pasi deklaroi se procesi i lirimit të militantëve të dënuar do të vazhdojë, Faisal theksoi se ata presin që edhe pengjet e mbajtura nga talebanët të lirohen në të njëjtën mënyrë.

– Shkëmbimi i të burgosurve

Marrëveshja e quajtur si “Marrëveshja për të sjellë paqen në Afganistan” u nënshkrua më 29 shkurt me një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin e Katarit, Doha, i cili është dhe vendi pritës i bisedimeve prej afro dy vitesh mes SHBA-ve dhe talebanëve.

Në marrëveshjen e cila parashikon shkëmbimin e të burgosurve mes SHBA-ve dhe talebanëve thuhet se “Më shumë se 5.000 të burgosur anëtarë të Emiratit Islamik të Afganistanit i cili nuk njihet si shtet nga SHBA dhe që është i njohur si talebanët si dhe mbi 1.000 të burgosur nga ana tjetër do të lirohen deri më 10 mars 2020 dhe më pas do të fillojë dialogu politik mes afganëve”. 

Shkëmbimi i të burgosurve duhej të realizohej më 10 mars në ditën kur do të fillonin bisedimet mes dy palëve, por mosmarrëveshjet politike në Kabul shkaktuan shtyrjen e procesit.

Më 1 prill në kryeqytetin Kabul, për shkëmbimin e të burgosurve mbërriti një delegacion i talebanëve i përbërë nga 3 persona.

Deri më tani janë liruar 550 pjesëtarë të talebanëve nga burgjet afgane ndërsa janë liruar 60 pengje që mbaheshin nga talebanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *