Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarja në hall i kërkon këshillë, Rama: Çoje fëmijën te komshiu


Pasi njoftoi se që sot e tutje qytetarët duhet të marrin leje në portalin e-albania, edhe për arsye shëndetësore, kryeministri Edi Rama është futur në replika me qytetarët.

Një grua thotë se ka dy fëmijë e të voglit 3-muajsh duhet t’i bëjë vaksinën, për këtë arsye duhet të udhëtojnë të katërt në makinë, bashkë me burrin (pasi ajo s’di ta drejtojë makinën, gjë që bie në kundërshtim me rregullin e vendosur me vetëm dy persona të lejuar në makinë.

Qytetarja e pyet kryeministrin se si duhet të veprojë në këto kushte.

“Përshëndetje Z.Kryeministër.
E lexova me vëmendje udhëzimet tuaja por kam disa paqartësi. Personalisht kam 2 fëmijë njërin 3 muajsh dhe më duhet të lëviz për ti bërë vaksinën. Qëndrën shëndetësore e kam larg nga banimi dhe duhet të lëviz me makinë .Patentë nuk kam dhe duhet të lëviz me burrin por ndërkohë njërin nga fëmijët nuk kam ku ta lë kështu që për një vizitë mjekësore pediatrike duhet të lëvizim të 4 me makinë .Si i bëhet në këtë rast kur nuk mund të zbatohet udhëzimi jemi subjekt gjobë?!”-shkruan qytetarja.

E Rama i përgjigjet se fëmijën e parë mund ta lërë tek një fqinj. Por edhe këshilla e Ramës bie në kundërshtim me rregullat e distancimit social, pasi nëse fqinji mund të rezultojë i infektuar mund të ia ngjisë sëmundjen dhe fëmijës.

“Fëmijën tjetër do ta lësh tek një fqinj apo i afërm dhe do shkosh t’i bësh vaksinën të voglit bashkë me burrin” – janë fjalët e kryeministrit, që janë pritur me kritika nga qytetarë të tjerë që e këshillojnë gruan të thyejë rregullat e të shkojnë të katërt në makinë.

Më poshtë jepet biseda e Ramës me gruan, emri i së cilës është mbuluar për t’i ruajtur privatësinë. Komentet e gruas janë shënuar me të verdhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *