Vendosni fjalën kyçe....

Trafikantët e drogës përdorin koronavirusin, kapet kokainë mes maskave mbrojtëse në Britani


Autoritetet doganore britanike kanë sekuestruar 14 kg kokainë në vlerë më shumë se 1 milion paund që kontrabandistët kishin fshehur në një ngarkesë me maska për fytyrën.

Kokaina, e ndarë në 15 pako, u gjet në kuti plot maska për fytyrën kur u kontrollua një furgon me targa polake, tha ministria e Brendshme. Një 34-vjeçar polak u arrestua.

“Ky konfiskim është dëshmi e mëtejshme e mënyrës se si rrjetet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë shpërthimin e koronavirusit për në qëllimet e tyre,” tha Darren Herbert, menaxheri i operacioneve të Agjencisë Kombëtare të Krimit për portin e Dover.

“Ne po hetojmë se kush ishte prapa kësaj përpjekje trafiku, por çka është e qartë është se ata kanë marrë një goditje të konsiderueshme. Me çmimin e rrugës në Mbretërinë e Bashkuar, kjo ngarkesë mund të kishte mbledhur më shumë se 1 milion paund pasi të ‘pritej” – fitim që tani u është mohuar trafikantëve”.

Ian Hanson, drejtori rajonal i Forcave Kufitare në Coquelles, Francë, tha që një konfiskim i tillë tregoi largësinë në të cilën kontrabandistët ishin të gatshëm të shkonin.