Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në mbi 1000 mijë numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut


Konfirmohen edhe 107 raste të personave të infektuar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se ky është bilanci më rëndë që nga shpërthimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 1,081.

“Është regjistruar edhe një i vdekur, një burrë 50 vjeç nga Struga me çka numri i të vdekurve ka arritur në 46. Numër më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë (44) Shkup (28) dhe në Prilep (11) ndërsa në 11 qytete tjera ka më pak se dhjetë të infektuar”, -thuhet në njoftim. Kujtojmë se deri më tani 45 persona kanë humbur jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *