Vendosni fjalën kyçe....

Basha zbulon kërkesat në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zbuluar disa nga kërkesat e tij në emër të opozitës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Basha ka kërkuar rritjen e testimeve dhe mbështetjen e qeverisë për familjet në nevojë.

Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme”-shkruan Basha.