Vendosni fjalën kyçe....

Testi më i shkurtër i Inteligjencës ka vetëm tri pyetje, por 80% e njerëzve u përgjigjen gabim


Për të gjithë ju që doni të masni nivelin e inteligjencës suaj ka një lajm të mirë. Testi më i shkurtër i inteligjencës në botë është i përbërë nga vetëm tre pyetje matematike, dhe nuk zgjat shumë.

Por kujdes, nuk është aq i lehtë sa duket.

I quajtur Testi i Reflektimit Kognitiv, kuizi nuk është i ri, por fillimisht ishte pjesë e një punimi kërkimor të botuar në vitin 2005 nga profesori i MIT, Shane Frederick.

Ky punim është rishfaqur kohët e fundit në internet, me shumë njerëz që përpiqen t’i japin zgjidhje problemave.

Siç shkruan ‘Mirror’, Profesori Frederick ua bëri testin më shumë se 3000 pjesëmarrësve të cilët kishin kualifikime të ndryshme arsimore. Madje kishte edhe nga ata që kishin studiuar në universitete si Yale dhe Harvard.

Mirëpo nga të gjithë ata që morën pjesë, vetëm 17% arritën që t’i përgjigjen saktë tre pyetjeve.

Pra, 83% dështuan.

3 pyetjet:

  1. Një shkop dhe një top kushtojnë 1.10 dollarë në total. Shkopi kushton 1 dollar më shumë se topi. Sa kushton topi?
  2. Nëse duhen pesë makina, që në pesë minuta të prodhojnë pesë pajisje, sa kohë do t’i duheshin 100 makinave për të bërë 100 pajisje?
  3. Në një liqen, ka një ngastër toke me zambakë. Çdo ditë, ngastra dyfishohet në madhësi. Nëse duhen 48 ditë që ngastra të mbulojë tërë liqenin, sa ditë do të duhen që ngastra të mbulojë gjysmën e liqenit?

Tre përgjigjet më të zakonshme, por që janë gabim:

  1. 10 centë
  2. 100 minuta
  3. 24 ditë

Përgjigjet e sakta janë:

  1. 5 cent
  2. 5 minuta
  3. 47 ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *