Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Bllokimi i emigrantëve shqiptarë në Kapshticë akt kriminal nga qeveria


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar lidhur me situatën e bllokimit të rreth 50 shtetasve në pjesën neutrale të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës të cilët nuk po lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.

Basha e ka quajtur këtë një akt kriminal dhe të papërgjegjshëm duke bërë me përgjegjësi qeverinë shqiptare.

Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.

Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *