Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci i koronavirusit në Francë, 1053 viktima dhe 7788 të infektuar në 24 orë


Në Francë, vetëm në orët e fundit janë regjistruar 1053 të vdekur nga virusi vdekjeprurës.

Në total, në Francë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 7560 persona.

Për nga numri i të infektuarve, Franca renditet e pesta në glob, pas SHBA-ve, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë.

Në shtetin francez, janë regjistruar deri tani si të prekur me koronavirus 89 953 vetë, ndërsa në orët e fundit janë shënuar 7788 të prekur nga virusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *