Vendosni fjalën kyçe....

Infektimi me koronavirus, Brataj tregon gjendjen shëndetësore, ka edhe një mesazh për qytetarët


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar pas bërjes publike të lajmit se është prekur me koronavirus.

Brataj në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë për interesimin e sinqertë duke sqaruar më tej edhe gjendjen momentale shëndetësore.

Kreu i Urgjencës momentalisht është në gjendje të lehtë dhe po kurohet në banesë ndërsa temperaturën momentale e ka 37.5 nga 39.5 që e kishtë para dy ditësh.

Më tej Brataj ka një mesazh për edhe për qytetarët duke i kërkuar të ekspozohen sa më pak.

Postimi i plotë:

Mirembrema te gjitheve.

Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!
Ju pershendes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *