Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Pipero jep detaje për rastin e 61-vjecarit: Pësoi vdekje klinike, vijon të jetë rëndë


Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë detaje nga Spitali Infektiv, për pacientin i cili u tha nga Ministria e Shëndetësisë se kishte pësuar vdekje klinike.

Mjeku tha se 61-vjeçari nga Tirana kishte bërë vdekje klinike që zgjati relativisht gjatë. Por sipas tij, bluzat e bardha nuk e humbën shpresën e mjekëve për ta kthyer atë në jetë dhe e arritën këtë, por pacienti vazhdon të jetë ende rëndë.

“Situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike, sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të në të gjitha pavionet.

Kemi më shumë se 40 të shtruar në spital. Secili ka problematikën e tij në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t’i nxjerrim, kemi raste të rënda, kemi dhe raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë, por pa e humbur shpresën e mjekëve për ta kthyer atë në jetë, fatmirësisht u kthye në jetë, por vazhdon të jetë ende rëndë.

Në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara dhe të konfirmuara çdo ditë, i them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe mjafton të telefonojnë 127″, tha Pipero.

Ministria e Shëndetësisë tha paraditen e sotme se kishte ndërruar jetë pacienti i pestë i prekur nga koronavirusi në vend, mirëpo nuk kaluan shumë minuta dhe i njëjti institucion deklaroi se pacienti nuk kishte ndërruar jetë por kishte pësuar vdekje klinike dhe ndodhej në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *