Vendosni fjalën kyçe....

Turqia raporton 21 viktima, ministri i Shëndetësisë: Të moshuarit të qëndrojnë brenda


Turqia konfirmoi 12 vdekje të tjera nga koronavirusi të shtunën, duke e çuar në 21 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në Twitter se viktimat ishin persona të moshuar dhe me patologji të tjera kronike.

‘Le t’i paralajmërojmë njerëzit tanë të moshuar. Ata duhet të respektojnë kufizimet e daljes nga shtëpia,’ tha ai.

COVID-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Nga më shumë se 299,000 raste të konfirmuara, numri i vdekjeve tani është rreth 13,000, ndërsa mbi 91.500 janë rikuperuar.

Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e personave të cilët infektohen vuajnë vetëm simptoma të lehta dhe shërohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *