Vendosni fjalën kyçe....

Basha tregon tre gjërat që do kishte bërë ndryshe për përballimin e situatës


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka treguar tre prioritetet sipas tij për daljen nga kriza.

Kryedemokrati deklaroi në një intervistë për Nova Media se në vend duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ai tha se do bënte çdo gjë për të mbrojtur personelin shëndetësore, blerjen e aspiratorëve dhe rritjen e numrit të testimeve.

‘Tre gjëra, e para do të merrja masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët, gjithë punonjësit e shëndetsisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë jashtëzakonisht të ekspozuar dhe të rrezikuar. Përqindja e lartë e deklaruar të mjekëve dhe infermierëve të infektuar apo të karantinuar tregon sa të papërgatitur kemi qenë për fat të keq. Njësoj si tërmeti edhe viroza ka zbuluar dobësinë e shtetit shqiptar që është padiskutim diçka e ndodhur jo në disa muaj por në vite me rradhë. Pra në këtë kuadër gjëja e parë që do të bëja është do të alokoja mjaftueshëm fonde për të mbrojtur mjekët, infermieret, personelin shëndetësor. Se dyti duke qëndruar tek shëndetësia do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, për fat të mirë 10 ditë pasi kemi bërë thirrjen tonë dhe dy ditë më parë qeveria ka hapur tenderin për respiratorët prapëseprapë më mirë vonë se kurrë por ende shpresoj që sa më shpejt të kemi kapacitetet të rritura për respiratoret të cilët janë mënyra e vetme e trajtimit intensiv për ata që sëmuren nga virozat. Së treti dhe jo më pak e rëndësishme, numri I testimeve në Shqipëri është habitshëm I ulët në çdo vend tjetër të rajonit dhe prandaj kemi një numër zyrtar të infektuarish që është në vlerësimin e ekspertëve , të grupit të ekspertëve me të cilët jam në komunikim, nuk është numri real. Numri real është më I lartë prandaj për këtë arsye prioriteti I parë dhe kryesor do të ishte investimi tek shëndetësia, në veçanti në këto tre aspekte : mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve, rritja e kapaciteteve testuese dhe rritja e kapaciteteve për të trajtuar ata që përfundojnë në spital.’ – tha Basha.

Më tej kreu i Partisë Demokratike, tha se prioriteti i dytë është marrja e masave për të ndihmuar sa më shumë bizneset dhe qytetarët për përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga Covid-19.

‘Ky është prioriteti I parë dhe kryesor. Prioriteti I dytë për fat të keq, kjo gjendje na ka gjetur në të njëjtën situatë si shumicën e vendeve perëndimore, na ka gjetur në një Shqipëri ku 1 në 10 shqiptarë sipas statistikave zyrtare ushqehet 1 herë në ditë , gjysma e papunësisë është nën nivelin e varfërisë dhe situate po rëndohet për shkak të rrethanave që të inponon kjo pandemi. Biznese që mbyllen, konsumi që bie, dikush që fitonte një lek diku me një punë të bardhë apo të zezë nuk e çon dot në shtëpi, fëmijët duan të hanë, faturat duhen paguar. Eshtë urgjente që paratë të cilat kanë shkuar deri tani në drejtime të tjera të kanalizohen në ndihmë të këtyre njerëzve në nevojë. Pra një buxhet social për të cilin kemi propozuar masa konkrete. Së treti ky është një zinxhir krisjesh që është vënë në lëvizje. Ka filluar me virozën , ka goditur dhe po godet shëndetësinë, po godet njerëzit në nevojë, po godet edhe ekonominë. Ndaj prioriteti I tretë do të ishte ekonomia për të cilën ne kemi paraqitur prej më shumë se 10 ditësh një paketë masash për të ndihmuar ekonominë, për t’i dalë para të keqes, duke përdorur edhe përvojat më të mira që po shohim dhe dëgjojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paketën e presidentit Trump që mori po ashtu edhe mbështetje në Kongres, paketat e tjera të ndihmes. Natyrisht ne nuk jemi Amerika, nuk jemi Britania, nuk jemi Gjermania, por brenda mundësive tona buxheti ka mjaftueshëm para nëse qeveria ka planin, vullnetin, transparencën, mirëmenaxhimin për t’I çuar këto para atje ku duhet. Jo më tek një grusht njerëzish, por te gjithë shqiptarët që janë në nevoje dhe ne veçanti tek shëndetësia,, shtresat sociale dhe tek ekonomia me theks biznesin e vogël dhe fermerët shqiptarë.’ – shtoi kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *