Vendosni fjalën kyçe....

Shërohen dy pacientët e parë nga koronavirusi në Shqipëri


Del negativ për praninë e koronavirusit edhe pas testit të dytë, kontakti i parë i pacientit zero në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama i cili njofton se edhe një pacient tjetër ka dalë negativ për koronavirus pas analizave.

‘TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO. DEL NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR. MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV.’ – shkruan Rama.

Lajmi është publikuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, e cila u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes pavarësisht shërimit të dy pacientëve të parë, pasi numri i të prekurve po rritet dita-ditës.

‘Lajm i mirë, dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë. Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv. Por JU LUTEM KUJDES‼Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼ Nëse keni shenja të sëmundjes telefono vetëm127.’ – shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *