Vendosni fjalën kyçe....

Spanja e frikshme, shpartallon Kroacinë në pjesën e parë


Spanja ka shpartalluar Kroacinë që në pjesën e parë në ndeshjen e Grupit B.

Golat për iberikët u shënuan nga Morata, Fabian e Carvajal.

Kjo është ndeshja e parë në grup për të dy ekipet ndërsa në mbrëmje Italia do përballet me Shqipërinë.

Kroacia duket shumë larg paraqitjeve të bëra vitet e fundit dhe mbetet për t’u parë nëse do jetë në gjendje që të reagojë në pjesën e dytë.