Vendosni fjalën kyçe....

“Mos e përdor administratën për të sulmuar faqet në Facebook, po merru me problematikat e tmerrshme që s‘po i zgjidh” – Berisha-Ramës


Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar përdorimin e administratës për të sulmuar faqen e tij në Facebook.

Ai shkruan se kryeministri Rama, në vend që të merret me probleme e mëdha të koronavirusit, braktisjen e personelit shëndetësor, gjendjen e vështirë të dhjetëra mijëra familjeve që për shkak të bllokimit të punës kanë probleme në furnizimin me ushqime e mungesë uji, ka angazhuar administratën të sulmojnë faqen në Facebook.

Berisha thekson se Ramën e tërbon e vërteta që shfaqet pa censurë në Facebook duke e paralajmëruar të mos e përdorë administratën për këtë punë por për të ndihmuar qytetarët në nevojë.

‘Miq, sulme banditeske ndaj familjes tone virtuale! Te dashur miq, ne vend qe te merret:

1-me problemet e medha te epidemise se koronavirusit,

2-gjendjen e tmerrshme te braktisjes se mjekeve qe ne mbare vendin me vetmohim dhe sakrifica dhe pa asnje mbrojtje efikase por me maskat e skaduara 9 vite me pare, qe i shperndau vet dhe me ndrikull Hajni Maska,

-gjendjen e tmerrshme te dhjetra mijra familjeve qe per shkak te bllokimit te punes nuk kane kafshaten e gojes,

-gjendjen e tmerrshme te dhjetra mijra familjeve qe nuk kane uje prej diteve te tera per te lare duart dhe si ngushellim ju çon mesazh nga Sarajet e Surrelit,

-gjendjen e mjere te dhjetra mijra femijeve qe nuk kane drita, kompjutere dhe internet per te ndjekur mesimet online.

I Marri, te cilin e terbon dhe verbon e verteta, ne nje akt amoral, te ulet e primitiv angazhon administraten per te bllokuar facebook-un, rrjetin tone miq ku ju keni mundesi te denonconi pa censure te gjitha shqetesimet tuaja.

E paralajmeroj te Marrin mos te perdore administraten per sulmuar per facebookun tone pra per krime dixhitale, por per te ndihmuar shqiptaret qe i ka lene ne meshire te virusit. Sb. Lexoni ju lutem denoncimin e ketij krimi nga gazetari investigativ ne Syri.net  – shkruan Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *