Vendosni fjalën kyçe....

Mediat: I infektuari në Fier, ishte në avion me gruan që vdiq në Durrës


Sot ka shkuar në 33 numri i personave të konfirmuar me koronavirus, me një rritje prej 10 personash në krahasim me një ditë më parë. Nga rastet e reja, 4 janë në qytetin e Fierit, 1 në Rrogozhinë, 2 në Durrës dhe 3 në Tiranë.

E sipas ABCNews, një nga katër rastet e konfirmuara në Fier është një 66-vjeçar nga Patosi, i cili është kthyer nga Italia në datën 3 mars.  

Sipas këtij raportimi, 66-vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me gruan 73 vjeçare nga Durrësi e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.

ABC shton se i moshuari më pas ka udhëtuar me një furgon pasagjerësh nga Tirana për në Fier, e më pas me një tjetër furgon nga Fieri për në Patos. Nisur nga kjo situatë autoritetet lokale janë duke bërë një listë të personave që kanë patur kontakt me 66-vjeçarin. Bashkia e Patosit ka dhënë urdhrin për mbylljen e të gjitha lokaleve dhe restoranteve. Po ashtu u është bërë thirrje qytetarëve që të izolohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *