Vendosni fjalën kyçe....

Kina, Italia e Irani vendet me bilancin më të rëndë nga COVID-19, mbi 4600 viktima në mbarë botën


Kina, Italia e Irani janë vendet me bilancin më të rëndë të vdekjeve deri tani nga koronavirusi në rang global. Kina është vendi i origjinës së koronavirusit dhe deri tani ka raportuar 80.793 të prekur me 3169 viktima.

Një bilanc të rëndë ka raportuar Italia, që është vendi i dytë në botë për nga bilanci me 827 viktima e 12.462 të prekur.

Irani ka regjistruar 429 viktima deri tani me 10.075 të prekur, ndërsa vendet e tjera që janë prekur kanë pasur bilance më të lehta deri tani.

Bilanci në mbarë botën deri tani ka shkuar në më shumë se 4600 viktima e 125.500 raste të konfirmiara.

Shqipëria nga ana e sak ka zyrtarisht 23 të prekur nga koronavirusi me një viktimë, 73-vjeçaren nga Durrësi që ndërroi jetë ditën e djeshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin pandemiduke bërë thirrje për marrjen e masave nga të gjitha vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *