Vendosni fjalën kyçe....

Harta e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri – Si lidhen 12 të infektuarit


Sot ka shkuar në 12 numri i të prekurve në Shqipëri nga virusi Covid- 19, ndërsa është shënuar dhe viktima e parë në vend.

Njëri prej dy rasteve të reja është i lidhur me pacientin e parë të identifikuar, ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnjë, duke e rritur në 3 numrin e qyteteve ku ka raste të regjistruara me epideminë në vend. Pra Tirana, Durrësi dhe Lushnja.

I infektuari i fundit është një 73-vjeç nga Lushnja, me një histori udhëtimi në Itali.

Harta e përhapjes së virusit “Covid – 19” në Shqipëri

Pas mesnatës mes 8 dhe 9 marsit u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në vend në Tiranë. Ata ishin babë e bir, 54 dhe 28 vjeçarë me origjinë nga Puka por që jetojnë në Tiranë.  Ditën tjetër u konfirmuan 3 raste që kishin lidhje me ta, si dhe një rasti i katërt, një 31-vjeçar i cili kishte udhëtuar në Milano për të takuar dajën e tij të sëmurë.

Dje u njoftuan katër të sëmurë të tjerë, tre që kishin kontakte të ngushta me këta të sëmurë si dhe një grua e moshuar në Durrës, e cila fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.

Zv.ministria Mira Rakaçolli konfirmoi sot se dy raste të tjera janë regjistruar, pacienti 78-vjeçar nga Lushnja i lartpërmendur, si dhe një person tjetër që ka lidhje të ngushtë me pacientin zero që erdhi nga Firence dhe infektoi edhe babain e 6 familjarë të tjerë.

Kështu, 9 prej pacientëve me koronavirus kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ndërsa rasti i 31-vjeçarit që kishte udhëtuar në Milano, rasti i gruas në Durrës dhe i të moshuarit në Lushnjë janë të ndara me njëri-tjetrin.

Rasti më i rëndë ishte ai në Durrës. Gruaja e cila kishte ardhur nga Bolonja, u paraqit në spitalin e Durrësit më datë 3 mars dhe u shtrua në patologji për probleme të rënda me frymëmarrjen.

75-vjeçarja ka marrë mjekim për pneumoni, e pas shtatë ditësh gjendja e saj u përkeqësua. Vetëm atëhere mjekët kanë bërë testin për të parë nëse gruaja ishte infektuar me koronavirus. Ajo doli pozitive dhe që nga mbrëmja e djeshme u mbajt në reanimacion por ndërroi jetë mesditën e sotme, pas një tentative për ta transportuar në Tiranë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *