Vendosni fjalën kyçe....

Rama apel të rinjve: Shmangni klubet e natës dhe kujdesuni për gjyshërit


Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve sot që të shmangin klubet e natës dhe të kujdesen për gjyshërit e tyre, pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus.

Kreu i qeverisë tha se duhet shmangur kontakti i drejtpërdrejtë i prekjes me duar mes njerëzve dhe u bëri thirrje edhe njëherë tjetër të gjithë atyre që vijnë nga vendet e prekura të vendosen në karantinë për 14 ditë.

“Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale. Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt. Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi. Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t’i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes.

Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t’u vetëkarantinuar. Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk çon asgjëkundi.

Murtaja e shekullit të 15 përfshiu globin dhe fshiu nga faqja e dheut miliona njerëz, dhe nuk kishte as avion, as tren, as autobus, as makinë. Të vetëkarantinohemi, dhe këtë po bën gjithë bota. Kush del nga një zonë e kuqe, duhet të vetëkarantinohet për të mirën e tij, të familjarëve dhe të tjerëve. Dhe të mbajë kontakt me autoritetin përkatës shëndetësor”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *