Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi, autoritetet shtojnë masat


Numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 73.

Ditën e sotme janë regjistruar 7 raste të reja, raporton Ministria e Shëndetit të shtetit helen ditën e sotme.

Me rritjen e rasteve, autoritet kanë forcuar edhe masat duke shmangur grumbullimet masive në sektorë të ndryshëm.

Masat e marra nga shteti grek:

Të gjitha konferencat në vend anulohen për 4 javë

Pezullimi i të gjitha ekskursioneve shkollore brenda vendit për 2 javë

Kryerja e të gjitha sporteve në palestra me dyer të mbyllura për dy javë

Në të njëjtën kohë, nuk u vendos që të mbyllen të gjitha shkollat, por siç tha ai mbyllja e tyre do të shihet në varësi të perceptimit të situatës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *