Vendosni fjalën kyçe....

Edhe truproja i Salvinit me koronavirus, ish-ministri italian: Disa më urojnë edhe vdekjen


Një nga truprojat e ish-ministrit italian Matteo Salvini ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin që ka vrarë mijëra njerëz në të gjithë botën.

Mediat italiane shkruajnë se truproja i infektuar, një agjent që merret me sigurinë e drejtuesit të partisë Lega, nuk ka qenë në kontakt me Salvinin në ditët e fundit. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Salvini. Ai tha se ndjehej i qetë dhe se nëse ishte e nevojshme, ishte i gatshëm t’i nënshtrohej edhe ai testeve

 “Jam mirë, do të bëj atë që më kërkojnë të bëj. Nuk kam qenë kurrë në kontakt me efektivin e policisë, do të bëj gjithçka që autoritetet më kërkojnë të bëj, si çdo qytetar tjetër.

Kushdo që arrin të bëjë polemikë edhe për një sëmundje, në disa raste duke arritur të më urojnë edhe vdekjen, nuk meriton përgjigje, maksimumi një buzëqeshje”, shkroi Matteo Salvini në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Megjithatë për liderin e La Lega, nuk u vendos të futej në karantinë për shkak se nuk kishin patur kontakte. Por u urdhërua të futeshin në izolim kolegë të tjerë të policilit të infektuar.
Ky lajm ka sjellë polemika, me politikanë që i kërkojnë Salvinit të futet në karantinë “sepse virusi nuk shikon statusin e tij politik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *