Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Brendshëm ia lë dorën në ajër kancelares Merkel, shpërthen e qeshura (Video)


Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ia la dorën pezull shefes së tij, kancelares Merkel, gjatë një mbledhjeje qeveria teksa Gjermania përpiqet të përmbajë përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.

Një video e shkurtër tregon sesi Merkel i afrohet Seehofer-it dhe i zgjat dorën. Ministri gjerman sinjalizon se nuk është i interesuar duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit në mbledhje.

Vetë Merkel shfaqet duke buzëqeshur më pas duke i thënë vartësit të saj kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit në 150 të hënën, nga 129 të dielën, tha ‘Instituti Robert Koch’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *