Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në krye të shtetit një sekt pa atdhe, pa fe e pa familje, po vjedhin gjithçka me drejtësinë e kapur për fyti


Në fjalën e tij para mijëra qytetarëve të mbledhur në bulevard, presidenti Meta tha se vendi sopt drejtohet nga një sekt pa atdhe, pa familje e pa fe që po grabit çdo gjë, ndërkohë që drejtësia e kapur për fyti hesht.

Kreu i shtetit vuri në dukje koncesionet e shpopullimin e vendit si dy nga plagët më të mëdha që kanë goditur vendin.

‘Ata po grabisin çdo gjë në vend nëpërmjet koncesioneve, qindra milionë euro që i paguani ju. Ata bëjnë ligje për të grabitur qytetarët dhe pasuritë e vendit në kurrizin e qytetarëve e biznesmenëve të ndershëm të vendit. Ata e kanë kapur drejtësinë për fyti dhe po e përdorin atë vetëm kundër të pamundurve, të varfërve. Denoncimet e KLSH-së me vlera qindra milionë euro bien në veshin e shurdhër të qeverisë, Kuvendit e drejtësisë. Gropën e buxhetit e mbushni ju me taksat tuaja. Jemi kthyer në një vend që lufton fjalën e lirë. Ata bënë një ligj kundër Kushtetutës, që të garantojnë ndëshkimin për t’u mbyllur gojën gazetarëve. Grushtit i shtetit ka avancuar paralelisht me shpopullimin e vendit.’ – tha ndër të tjera Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *