Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Bardhi thirrje qytetarëve të bashkohen në tubim: Kur bie Kushtetuta bie shteti


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

Bardhi shkruan se nëse shkelet Kushtetuta bie shteti dhe për këtë qytetarët duhet të reagojnë.

Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”-shkruan Bardhi.

Tubimi është caktuar të mbahet ditën e hënë më 2 mars në orën 17 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *