Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë: Dje u testuan 3 raste, asnjë pozitiv


Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat ka dhënë azhurnimet e përditshme lidhur me të dhënat për koronavirusin Covid-19 në Shqipëri.

Sipas Drejtueses së Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini ditën e djeshme u testuan 3 raste të dyshuara me Covid-19 dhe testet rezultuan negative.

Që prej janarit kur shpërtheu edhe në Kinë virusi, sipas Tomit janë testuar 29 raste të cilat nuk rezultuan pozitiv.

Në 24 orët e fundit në kufijtë e vendit i është matur temperatura 13 762 udhëtarëve.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje personave që vijnë nga vendet e prekura të vetë-karantinohen për 14 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *