Vendosni fjalën kyçe....

“Mrekullia e vitit”, sulmuesi shënon perlën kandidate për çmimin e golit më të bukur (Video)


Jordan Flores i skuadrës së ligës irlandeze, Dundalk, mund të mos jetë një emër i famshëm, por ai po konsiderohet si një nga lojtarët që mund të fitojë çmimin prestigjioz ‘Puskas’, për golin më të bukur, falë goditjes mahnitëse ndaj Shamrock Rovers.

Flores arriti të shfrytëzojë më së miri një pasim nga shoku i tij i ekipit duke e çuar topin në këndin e sipërm të rrjetës së kundërshtarit, në një nga goditjet më spektakolare që mund të keni parë.

Goli është posrtuar në rrjetet sociale dhe është bërë viral me më shumë se tre milionë tifozë që e kanë parë.

Sky Sports e quajti atë një ‘çudibërës’, ndërsa faqja e respektuar e futbollit France Football e quajti goditjen si ‘gjuajtja volej e çmendur’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *