Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i qëndron kallëzimit për Maznikun: S’e lëmë hajdutin t’ja hedhë paq


Ditën e sotme, disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, u paraqitën rreth orës 10:00 te Gjykata Penale Tiranë për të mbrojtur para Gjykatës, kallëzimin që implikon në shkelje të rënda penale, nënkryetarin e Bashkisë Arbjan Mazniku.

Kallëzimi ka të bëjë, sipas Aleancës me afera të qarta korruptive me firmën “Fusha” që i ka paguar atij 800 euro nata në hotele me 5 yje, duke qenë në të njëjtën kohë në hallkat më të larta të institucionit që vendos për fituesin e ndërtuesit të Teatrit të ri.

 “Ne nuk kemi ndër mend që të lëmë një hajdut t’ia hedhi paq. Shihemi në orën 10.00”, ka premtuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Një nga aktivistet e Aleancës, tha se do të kërkojnë rikthimin e dosjes dhe hetimin e saj nga KLP-ja.

“Morëm një informacion, pasi prokurori i çështjes nuk ka pranuar pushimin e çështjes. Ne kemi ngritur një kallëzim penal të bazuar në ligj dhe prova. Është një kallëzim penal i bazuar në ligj dhe në prova. Vetë të kallëzuarit prej nesh e kanë pranuar në prokuri që bileta me shifra ekstreme me 900 euro nata është paguar nga administratori i “Fusha shpak”, që ishte në konflikt interesi me Bashkinë e Tiranës. Ne na rezulton që “Fusha shpak”, duke qenë se bënte të tilla pagesa korruptive, merrte si shpërblim 50% të tenderave që jepte kjo bashki. Ne i kërkojmë KLP-së të hetojë këtë dosje dhe na duket shumë absurde vendos drejtuesja e komanduar e Prokurisë së Tiranës. 

Prokurori i çështjes nuk pranon pushimin, ndërsa drejtuesja e prokurorisë vendos kërkesën për pushim të këtij gjykimit. Realisht nuk është bërë asnjë hetim. Ne do bëjmë parashtrimet me objekt materiale. Nuk mund të thuash ti një institucion shtetëror që nuk kishim kohë ne të bënim pagesën. Zyrtari është i ndaluar me ligj për të bërë paragesën. Ne do kërkojmë rikthimin e dosjes dhe hetimin. Kemi kallëzuar nënkryetarin e bashkisë Arbion Maznikun sepse është në konflikt interesi. 

Ka kryer korrupsion të lartë duke pranuar pagesën e një tarife ekstreme. Për ne ka dyshime të arsyeshme se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nga ana tjetër kemi kallëzuar dhe administratorin e “Fush Shpk” pasi ka dyshime të arsyeshme se ka kryer korrupsion. Kemi shumë besim te drejtësia, ne kemi dyshime se ky veprim ka ndodhur me dhjetëra raste në bashkinë e Tiranës. Ne na bëri shumë përshtypje, që përpos faktit që nuk ishte prokurori që ka refuzuar pushimin e çështjes, nuk ishte as drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës që ka firmosur në mënyrë të kundraligjshme pushimin e çështjes. “- tha aktivistja.

Ditën e djeshme, qeveria e bashkia e Tiranës njoftuan se kanë hequr dorë nga ndërtimi i Teatrit Kombëtar me anë të partneritetit publik-privat siç njihet ndryshe me akronimin PPP.

Në njoftimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës, theksohet megjithatë se godina e re e Teatrit Kombëtar do ndërtohet nga shteti si investim publik.

Sipas bashkisë, pas disktutimit të komisionit të negociimit me kompanië private që kishte marrë përsipër realizimin e këtij projekti (FUSHA shpk), nuk ishte arritur dakordësia mes palëve.

Përfaqësues të Aleancës për Teatrin, deklaruan se kryebashkiaku Erion Veliaj u tërhoq nga projekti me PPP, për shkak të hetimeve të SPAK. Nga Prokuroria e Tiranës ku bënë kallëzimin ndaj nënkryetarit Mazniku, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u shprehën se në ditët në vijim do të publikohen fakte të reja në lidhje me dy akuzat e ngritura ndaj Veliajt për këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *