Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov e Rama “përplasen” për Kosovën në konferencën e shtypit


Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, ka thënë se Kosova nuk po i zbaton marrëveshjet e nënshkruara me Beogradin, teksa iu përgjigj pyetjes nëse Rusia do e njihte ndonjëherë Prishtinën.

Sipas shefit të diplomacisë ruse, Moska e nxit dialogun mes palëve por ironizoi BE-në që nuk ka mundur të arrijë zbatimin e marrëveshjes, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën.

‘Ka një rezolutë, e cila është miratuar. Ka një sërë marrëveshjes të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE, përfshirë respektimin e të drejtat të serbëve që jetojnë në Kosovë. Kjo do të ishte një hap përpara, por Prishtina refuzon të zbatojë detyrimet. Ne e promovojmë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por për fat të keq kolegët tanë në BE nuk kanë mund të arrijnë zbatimin e marrëveshjes.’ – tha ai.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, në cilësinë e shefit të OSBE-së, tha se është shumë larg me Rusinë për sa i përket çshtjes së Kosovës duke shtuar se është në interesin e Serbisë që ta njohë atë zyrtarisht.

‘Diskutuam rreth kësaj dhe po flasim për këtë edhe publikisht. Për këtë çështje jemi shumë larg, duke qenë se qëndrimi ynë është shumë i qartë. Mendoj se është në të mirë të gjithkujt, edhe të Serbisë, që të njohë Kosovën, siç është dhe sigurisht kjo nuk përjashton, në të kundërt ne e kemi mbështetur gjatë gjithë kohës dialogun për ta arritur realizimin e kësaj njohjeje, por jo duke e nisur nga parimi i gabuar, që kjo njohje nuk ka ndodhur asnjëherë. Ka pas shumë marrëveshje që nuk e kanë parë dritën e realizimit. I shpjegova ministrit se na duhet të rinisim procesin e të kuptojmë, se kur bëhet fjalë për marrëveshjet, besoj se palët e fajësojnë shumë njëri-tjetrin. Vullneti i njerëzve nuk mund të jetë me standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për të njohur apo jo atë që vullneti i njerëzve sjell në jetë.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *