Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta trajneri i njohur i basketbollit, Arben Fagu


Arben Fagu i cili është ish-basketbollist i Partizanit dhe i ekipit kombëtar, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje. Ai ishte 65-vjeç.

Fagu përveçse ka qenë basketbollist, ka trajnuar edhe ekipe si Partizani apo Dinamo.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i “Tirana Eagles Basket”, i cili shpreh ngushëllimet për Arben Fagun.

“Mengjesi sot erdhi me nje lajm te trishte e te kobshem e te pabesueshem. Nje nga ikonat e partizanit por edhe basketbollit shqiptar si sportist por sidomos si trainer, mjeshtri i imadh Arben Fagu ka nderruar jete pas nje semundjjee qe erdhi pa pritur per ta ndare profesorin nga ne e per  te na lene keshtu pa fjale e zemerthyer. Te qofte dheu i lehte prof. Beni! Boshlleku qe na le nuk do mbushet  kurre. E paharuar puna dhe vepra jote perjete.”– thuhet në njoftimin e klubit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *