Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e Steven Spielberg nis një karrierë në filmat porno: Babai më mbështet


Mikaela Spielberg, vajza e birësuar e regjisorit të famshëm të Hollivudit, ka nisur një karrierë të re në industrinë e filmave porno. Madje ajo thotë se babai është i “intriguar” nga vendimi i saj për të bërë video porno dhe kërcime erotike. Ajo e lidh zgjedhjen e pazakontë të saj si një mënyrë për të përballuar traumën e fëmijërisë.

Vajza 23-vjeçare e Steven Spielberg, thotë se ajo ia dha lajmin për punën e re prindërve të saj gjatë fundjavës në një bisedë në “FaceTime”. Mikaela thotë se ata nuk ishin të mërzitur, por përkundrazi kureshtarë dhe mbështetës.

“Siguria ime ka qenë gjithmonë përparësia numër një për ta. Unë jam duke e bërë këtë, jo nga nxitja për të lënduar dikë…, unë po e bëj këtë sepse dua të nderoj trupin tim në një mënyrë që është fitimprurëse. Unë në të vërtetë mendoj se pasi të shohin se sa larg kam arritur nga fundi ku kam qenë një vit e gjysmë më parë, ata do të shikojnë këtë dhe të thonë: Wow, ne në fakt rritëm me të vërtetë një zonjushë të re, të vetë-siguruar”.- tha Mikaela për The Sun.

Aktualisht Mikaela është duke prodhuar video solo porno ndërsa i ka thënë tabloidit britanik “The Sun” në një intervistë se planifikon të bëhet një balerine ekzotike në të ardhmen e afërt.

E lodhur nga puna që nuk e “kënaq” shpirtin e saj, ajo thotë se iu drejtua një pune që e lejon atë “të kënaqë” njerëzit e tjerë ”, por jo në një mënyrë që e bën atë të ndjehet e “ dhunuar ”. Ajo e quan veten një “krijesë seksuale”.

Ajo pranoi në intervistë se ishte abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë, megjithëse jo nga persona të afërt me familjen e saj. Kjo traumë çoi në betejën e saj të mëvonshme me alkoolizmin, anoreksinë dhe çrregullimin e personalitetit.

“Unë isha vërtet jashtë kontrollit nga mosha 11 vjeç, madje deri në dy vjet më parë”– tha ajo.

Mikaela është fejuar me 47-vjeçarin Chuck Pankow, i cili thotë se është “mbështetës” i karrierës së saj të zgjedhur. Është pikërisht kjo marrëdhënie, që e pengon atë të angazhohet në pornografi me një person tjetër në kamera.

Mikaela, e cila ka zgjedhur emrin skenik “Sugar Star”, aktualisht jeton në Nashville, Tenesi. Ajo është duke pritur që licenca e saj për punonjëse seksi të fillojë. Ndërsa ajo pret, ajo i ka hequr përkohësisht videot e postuara më parë në faqen e argëtimit për të rritur “PornHub”. Reagimet për vajzën e Spielberg-ut që i hyn një industrie filmi shumë të ndryshme nga ajo me të cilën merret babai i saj, ka qenë një zgjedhje që ka habitur shumë njerëz.