Vendosni fjalën kyçe....

Studenti i prish rehatin Ramës duke i ndërprerë fjalimin, kryeministri: Çojeni të marrë shërbimin mjekësor


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në diplomimin e studentëve të mjekësisë dhe Infermierisë në Tiranë.

Por gjatë fjalës së tij, ka ndodhur në një incident ku një nga studentët nga salla ka ndërprerë fjalën kreut të qeverisë.

Rama provoi fillimisht të ironizonte studentit që i prishi rehatin në fjalim kryeministrit.

Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”- tha Kryeministri.

Ndërkohë që Rama vazhdonte ligjëratën dhe të prezantonte shërbimet e kryera nga qeveria dhe premtimet studenti sërish i ka ndërprerë fjalën duke e pyetur:

Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Rama: Jepjani pra recetën atij tani.

Ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, pyetja që a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë.

Sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë e dini të gjithë ju që jeni këtu dhe prindërit tuaj.

Tek  ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *