Vendosni fjalën kyçe....

“Një qeveri kujdestare pa Edi Ramën, garancia e vetme për zgjedhje të lira” – Bylykbashi i përgjigjet Gjiknurit


Përfaqësuesi i PD-së, në tryezën e reformës zgjedhore, Bylykbashi, i është përgjigjur përfaqësuesit të PS-së në tryezë, Gjiknuri.

Ky i fundit tha se propozimi i PD-së për të ndalur vetingun ndaj gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor nuk mund të merrej parasysh.

Bylykbashi thekson se deklaratat e Gjiknurit kanë si qëllim bllokimin e reformës dhe blerjen e votave nga PS-ja në zgjedhjet e ardhshme.

‘Deklaratat e sotme të përfaqësuesit të Kryeministrit në Reformën Zgjedhore, nuk janë asgjë tjetër veçse kushtëzim i saj me një qëllim të vetëm: të bllokojnë reformën zgjedhore dhe PS të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët. Qëndrimet e PS në reformë synojnë që vjedhjes së zgjedhjeve t’i vendosin vulën e gjykatësve që kanë vënë nën thundër dhe presion politik me vetingun, siç e thotë troç ODIHR në raportin përfundimtar për 30 qershorin 2019. OSBE/ODIHR e tha qartë se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marrë në konsideratë interesin e zgjedhësve për të zgjedhur të lirë dhe në fshehtësi dhe për pluralizëm demokratik.

Ai shtoi gjithashtu se synimi i opozitës është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe se një qeverisje kujdestare pa Edi Ramën është garancia për zgjedhje të lira e të ndershme.

Opozita e bashkuar, në përputhje me angazhimin e saj publik ka bërë propozime që synojnë të mbrojnë votën e shqiptarëve nga kriminelët dhe të korruptuarit që rrethojnë Edi Ramën. Propozimi i Opozitës së Bashkuar për një qeveri kujdestare pa Edi Ramën ‎është garancia që masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime në letër, por garantojnë realisht interesin e zgjedhësve shqiptarë. Opozita nuk pranon reformë farsë por vetëm një reformë zgjedhore të vërtetë!’ – shkruan Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *