Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkrin gazit të pranishmit gjatë fjalës në Mynih, i kujton Francës gabimet (Video)


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij së Konferencën e Sigurisë në Mynih duke ironizuar Francën në lidhje me “gafën” me himnin e Shqipërisë në ndeshjen e futbollit ndaj kombëtares, ka shkaktuar të qeshura ndaj të pranishmëve në sallë.

Rama i vuri në dukje francezit Richard se po bënte gabime teksa fliste ndërsa më pas i kujtoi gafën me himnin, që sipas tij ishte një gabim i madh.

Richard, faleminderit që nuk bëre të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Megjithatë, ndërkohë që po dëgjoja gabimet që po bëje, po mendoja për disa gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti futboll në Paris, i vunë himnin e Andorrës. Të gjithë u çuditën. Pastaj, francezët e kuptuan që kishin bërë gabim dhe i kërkuan ndjesë Armenisë që kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, por ka dhe më keq”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *