Vendosni fjalën kyçe....

Teliti i përgjigjet Ramës: Tani fillon tmerri i vërtetë i trafikut, i shtohet aferës në Unazën e Re


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video me planin e menaxhimit të trafikut tek rrethrrotullimi “Shqiponja”, për shkak të punimeve në “Unazën e Madhe”.

Rama ka sulmuar opozitën duke thënë se ata e bllokuan për 3 vite dhe i lanë rrugët rrugëve.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit tëtrafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë” – shkruan Rama krahas videos.

Ndërkohë nuk ka vonuar përgjigja nga opozita. Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, ka deklaruar se tmerri i trafikut në Unazën e Re, i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë.

 “Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut.

Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania.

48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.

Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos.

Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para”, shkruan Teliti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *