Vendosni fjalën kyçe....

Raporti – SHBA, vendi që uli më shumë emetimin e dioksidit të karbonit në vitin 2019


Shtetet e Bashkuara kryesuan listën e vendeve në trajtimin e emetimeve të dioksidit të karbonit vitin e kaluar teksa arriti sukses në rritjen e fortë ekonomike, zbulon një raport i ri.

Është konfirmuar gjithashtu se ndërsa SHBA-ja arriti synimet e saj për sa i përket ndryshimeve klimatike, në të njëjtën kohë 80 përqind e rritjes së emetimeve të dioksidit të karbonit erdhën nga Azia dhe Kina me Indinë ishin ndër ndotësit kryesorë.

‘Shtetet e Bashkuara panë rënien më të madhe të emetimeve të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë në vitin 2019, një rënie prej 140 Mt, ose 2.9%, në 4.8 Gt,’ njoftoi të martën Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

‘Emisionet amerikane janë tani poshtë pothuajse 1 Gt nga kulmi i tyre në vitin 2000, rënia më e madhe absolute nga çdo vend gjatë asaj periudhe. Një ulje prej 15% në përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë mbështeti rënien e emetimeve të përgjithshme të SHBA-së në vitin 2019’, vijon deklarata e IEA-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *