Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti vjen për herë të parë në Tiranë si kryeministër


Albin Kurti pritet të bëjë sot vizitën e tij të parë në Tiranë si kryeministër i Kosovës. Sipas gazetës Telegraf, Kurti do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreun e opozitës Lulzim Basha, si dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fakt Kurti ka deklaruar edhe më parë, se vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër i Kosovës do të jetë pikërisht në Shqipëri.

Vizita e Kurtit mendohet se do të zgjasë vetëm 3 orë. Ai do të mbërrijë në Tiranë në orën 09:00 dhe do të largohet në orën 12:40.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *