Vendosni fjalën kyçe....

I dërguari i Trump-it kundër reciprocitetit ndaj Serbisë: Kosova ta heqë taksën pa kushte


I dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi , Richard Grenell, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të heqë taksën ndaj mallrave serbe, duke u shprehur kundër reciprocitetit të paralajmëruar nga qeveria Kurti.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet, shkruan Koha.net.

‘Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit’, tha ai.

Taksa 100 përqind ndaj mallrave serbe u vendos nga ish-kryeministri Haradinaj në nëntor të vitit 2018. Kreu i ri i qeverisë, Kurti, lajmëroi pak ditë më parë se ajo do zëvendësohej me reciprocitet ndaj Beogradit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *