Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyri në foto duke ia bërë fytyrën portokalli, presidenti Trump zemërohet me fotografin


Presidenti Donald Trump nuk duket i impresionuar nga ndërhyrja me “photoshop” që një fotograf ka bërë në një foto të tijën. Përkundrazi, duket shumë i acaruar.

Bëhet fjalë për një foto ku presidenti amerikan duket sikur ka marrë rreze dhe ka marrë shumë ngjyrë në një pjesë të fytyrës.

“Më shumë Fake News. Kjo ishte e fotoshopuar padyshim, por era ishte e fortë dhe flokët duken mirë? Çdo gjë për të më poshtëruar!”- shkruan Trump në një postim në “Twitter”, pasi një burrë nga Danimarka e talli për foton ku fytyra i duket portokalli.

Fotografia është realizuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, nga fotografi misterioz William Moon, dhe duket se është redaktuar dukshëm në krahasim me fotot e tjera të publikuara.

Në një prononcim për DailyMail.com, Moon pranoi se ai e kishte ndryshuar foton, duke thënë: “Fotografia nuk u fotoshopua kurrë, por përdora aplikacionin e fotove të smartphone të Apple-it për të rregulluar ngjyrën e figurës.”.

Moon duket se ka të drejta të kufizuara për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe rregullisht poston foto dhe video origjinale nga eventet që ndodhin atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *