Vendosni fjalën kyçe....

Rritet dita-ditës numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë, sot raportohet për 636 viktima


Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit ka shkuar në 636, thanë të premten autoritetet që po përditësojnë numrin e viktimave dhe të të prekurve.

Në një deklaratë, komisioni tha se 31.116 raste të konfirmuara janë raportuar deri më tani dhe 73 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është 186.045, ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar tani është 26.762.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur epideminë si emergjencë ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *