Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: Metodologjia e re për zgjerim i jep vendeve mundësinë për të zhvilluar reforma


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit të BE-së duke deklaruar se do inkurajojë zhvillimin e reformave.

Më tej,Soreca shton se metodologjia e re do çojë para anëtarësimin në BE të vendeve aplikante.

Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është një lajm i mirë për të ardhmen e BE-së të Shqipërisë. Ajo çon anëtarësimin në BE përpara, dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë zhvillimin e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë”- shkruan Soreca në Twitter.