Vendosni fjalën kyçe....

Burra mbi motoçikleta vrasin 20 civilë në Burkina Faso


20 civilë janë vrarë në një sulm brenda natës në Burkina Faso. BBC shkruan se burra të paidentifikuar të armatosur rëndë hipur mbi motoçikleta, kryen një sulm ndaj banorëve të një fshati në komunën Bani.

Sulmi vjen një javë pasi 39 njerëz u vranë kur militantët sulmuan një treg në qytetin Silgadji.

Muajt e fundit, rajoni i Sahelit ka parë një rritje të dhunës xhihadiste. Lajmet për sulmin erdhën kur Franca njoftoi se do të dërgojë edhe 600 ushtarë të tjerë në rajonin e Sahel, duke e çuar numrin e përgjithshëm të trupave franceze atje në më shumë se 5,000.

Kriza e sigurisë në Sahel filloi kur një aleancë e militantëve separatistë dhe islamistë pushtoi Malin në vitin 2012. Franca atëherë filloi një ndërhyrje ushtarake kundër tyre.

Edhe pse një marrëveshje paqeje u nënshkrua në 2015, ajo kurrë nuk u zbatua plotësisht. Grupet e reja të armatosura janë shfaqur dhe zgjeruar në Malin qendror, në Burkina Faso dhe Niger, duke përfshirë këtu dhe grupe të lidhura me al-Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *