Vendosni fjalën kyçe....

Si është përhapur koronavirusi nëpër botë deri tani? (HARTA)


Dy rastet e para të koronavirusit me origjinë nga Wuhan-i u konfirmuan në Mbretërinë e Bashkuar të premten e 31 Janarit.

Identiteti i pacientëve nuk është bërë i ditur, por sipas Departamentit të Shëndetësisë janë nga e njëjta familje.

Mediat britanike kanë publikuar një hartë që tregon përhapjen e virusit në të gjithë botën deri më tani.

Kur një person infektohet, mund të duhen dy deri në 14 ditë që ata të shfaqin ndonjë simptomë – por sëmundja mund të jenë ngjitëse edhe gjatë kësaj kohe, shkruan Daily Mail.

Shenjat tipike përfshijnë kollë, dhimbje të fytit dhe ethe (temperaturë të lartë). Por tek një grup të vogël pacientësh, të cilët kryesisht janë të moshuari ose ata me sëmundje afatgjata, virusi mund të çojë në pneumoni.

Sëmundja mund të përhapet nga një njeri tek tjetri vetëm përmes kollës dhe teshtitjes, duke e bërë atë një infeksion jashtëzakonisht ngjitës. Dhe gjithashtu mund të përhapet edhe përpara se dikush të ketë simptoma. Besohet se virusi mund të kalohet dhe përmes pështymës ose lotëve, prandaj kontakti i ngushtë, puthjet dhe përdorimi i enëve të përbashkëta është i rrezikshëm.

Fillimisht, njerëzit mendohej se po e merrnin virusin nga një treg kafshësh në qytetin e Wuhan-it. Por shumë shpejt virusi filloi të shfaqej në njerëz që nuk kishin qenë kurrë atje.

Ku është përhapur koronavirusi?

Pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara të koronavirusit të Wuhan-it janë diagnostikuar në Kinë. Por 23 vende të tjera dhe Hong Kongu, kanë deklaruar gjithashtu raste të koronavirusit. (Shënim: Në tabelën e mëposhtme jepen 7 raste në SHBA, pasi në hartë ky numër nuk është azhornuar).

RASTET:

  1. KINA                                           –  9,755
  2. TAJLANDA                                       – 19
  3. JAPONIA                                           – 17
  4. SINGAPOR                                        -16
  5. HONG KONG                                    -12
  6. KOREA E JUGUT                             -11
  7. AUSTRALIA                                       -9
  8. TAJVANI                                            -9
  9. MALAJZIA                                         -8
  10. MAKAO                                               -7
  11. US                                                        -7
  12. FRANCË                                             -6
  13. GJERMANI                                       -6
  14. VIETNAM                                          -4
  15. EMIRATET E BASHKUARA ARABE  -4
  16. KANADA                                           -3
  17. MBRETËRI E BASHKUAR           -2
  18. ITALI                                                  -2
  19. RUSIA                                                -2
  20. FILIPINE                                           -1
  21. INDIA                                                 -1
  22. FINLANDA                                        -1
  23. NEPALI                                             – 1
  24. SRI LANKA                                       -1
  25. KAMBOXHIA                                   -1

    TOTALI                                              -9,924


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *