Vendosni fjalën kyçe....

Nis sot prishja e Tregut Elektrik, tregtarët në protestë: Do e hedhim mallin në Lanë


Bashkia e Tiranës ka vendosur që sot të nisë prishja e tregut elektrik të vendosur pranë zonës së Shkollës së Baletit.

Tregtarët që cënohet kanë vendosur të protestojnë këtë kundër vendimit të bashkisë.

Rreth 150 tregtarë janë mbledhur duke protestuar, ndërsa akuzojnë bashkinë se nuk ka marrë parasysh një peticion që ata kanë firmosur kundër prishjes së tregut.

Ata kërkojnë që t’u jepet një zgjidhje për mallrat e tyre.

Ndërkohë që tregtarët protestojnë, vihen re forca të mëdha policore. Edhe pse ata kanë kërkuar një takim me kryebashkiakut Veliaj, ky i fundit nuk i ka pritur, por një drejtoreshë sektori.

“Nuk kemi ku të çojmë mallin. Me këtë ushqejmë fëmijët. Do i hedhim në Lanë.”, tha një prej tregtarëve për “BalkanWeb.

“Kanë brenda 10-15 milionë lekë mall, këtu nuk janë dyqane me u bo milionera, janë dyqane për të mbajtur familje me bukë. Po të kishin para nuk rrinin këtu në këto kushte, kishin marrë dyqane me qera dhe kishin iku. Nuk iu është thënë asgjë seku do të shkojnë, këtu është rrumpallë”, tha një tjetër për Fax News.

Tregtarët theksojnë se ata nuk janë shitës ambulantë, por i paguajnë taksa shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *