Vendosni fjalën kyçe....

“Turp gazetaresk, s’ka asnjë lidhje me realitetin” – Rama sulmon RAI 3 pas kronikës mbi kanabisin


Kryeministri Rama e ka quajtur një turp gazetaresk kronikën e transmetuar mbrëmjen e djeshme në RAI 3 mbi mbjelljen e kanabisit në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shkruan se lajmi mbi 12 fishim të kultivimit të kanabisit nuk ka asnjë lidhje me realitetin e monitoruar e certifikuar nga Guardia di Finanza.

‘Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!’ – shkruan Rama në Twitter.

Në kronikën e transmetuar në median italiane, gazetari i referohej një raporti sekret të policisë, sipas të cilit kultivimi i kanabisit në Shqipëri ishte rritur me 1200 përqind vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *