Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga dhe përfundon në arë, plagoset shoferi në Maliq


Foto ilustruese

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke u rrotulluar në arë. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin dytësor Rëmbec-Libonik, në Maliq.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”- njofton policia.