Vendosni fjalën kyçe....

Avioni iranian me 130 pasagjerë del nga pista, përfundon në rrugët e qytetit (VIDEO)


Një avion pasagjerësh në Iran ka rrëshqitur nga pista në aeroport dhe më pas ka përfunduar në mes të një rruge të qytetit.

Siç shkruan RT, incidenti ndodhi rreth orës 06:44 të mëngjesit, ku avioni po përpiqej të zbriste në pistën e aeroportit në qytetin e Bandar-e Mahshahr, në provincën jug-perëndimore të Khuzestan.


Videot që po qarkullojnë në mediat sociale, tregojnë avionin Boeing të shtrirë në bark në mes të rrugës.

Pasagjerët u evakuuan dhe Drejtori Menaxhues i Aeroportit në Khuzestan, Mohammad Reza Rezaei tha se avioni nuk ka shpërthyer në flakë gjatë incidentit dhe askush në bord nuk është lënduar.

Një tjetër incident kishte ndodhur një ditë më parë, me një avion që po transportonte 85 pasagjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *