Vendosni fjalën kyçe....

“Rishikimi i reformës territoriale, prioritet absolut i PD-së” – Bardhi


Partia Demokratike do rishikojë reformën territoriale sapo të vijë në pushtet.

Në një deklaratë të bërë në takimin me demokratët të Korçës, Pogradecit, Devollit, Kolonjës dhe Maliqit, Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, tha se opozita nuk do ndalet derisa të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim. Qytetarët të zgjedhin qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Ai tha se reforma territoriale ishte miratuar në mënyrë të njëanshme e kësisoj opozita dhe Partia Demokratike e ka prioritet absolut atë.

‘Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve. Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike’, shtoi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *